Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtari i Ekipit Negociator të Kosovës, Veton Surroi ka thënë se delegacionit të Kosovës i është dorëzuar dokumenti 14-pikësh i Treshes negociatore.
Ky nuk është dokument për marrëveshje, por për diskutim të mëtejmë dhe për ngritjen e cilësisë së bisedimeve, ka thënë Surroi, për të shtuar se 14 pikat nuk janë rekomandime, por e përbëjnë atë që e ka kuptuar Treshja nga pozicionet e palëve në negociatat e deritanishme.
Po sot, ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq tha se letra e tillë i është prezantuar palës serbe më 14 tetor pas përfundimit të takimit në Bruksel. "Ky është një dokument i përgjithshëm me 14 pikë, i cili do të duhej të jetë bazë për punën tonë të mëtejme" ka thënë Samarxhiç.
XS
SM
MD
LG