Ndërlidhjet

BERLIN


Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka mohuar raportimet sipas të cilave qeveria në Berlin tashmë ka marrë vendimin për njohje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme gjermane ka thënë se Gjermania në tërësi mbështet procesin negociator të udhëhequr nga treshja. Duke iu referuar burimeve të besueshme radioja gjemrane "DLF" ka pohuar se Berlini tashmë ka marrë vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës nëse ajo shpallet pas 10 dhjetorit.
"Për shkak të procesit vijues negociator ky vendim nuk është bërë publiik", transmetoi radioja gjermane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG