Ndërlidhjet

GATES:"ASKUSH NUK SYNON NJË LUFTË TË RE TË FTOHTË"


Robert GATES, Ministër i Mbrojtjes i SHBA-ve

RADIO EVROPA E LIRË
Gjatë vitit të fundit Rusia është bërë shumë agresive. Ka shumë mospajtime dhe konflike rreth çështjeve siç janë Kosova dhe Irani. A ka kuptim që në këtë situatë Rusia edhe mëtutje të konsiderohet partner strategjik i Shteteve të Bashkuara?

ROBERT GATES
Qëndrimi i ynë duhet të jetë i tillë që Rusinë ta konsiderojmë partner strategjik gjithnjë përderisa nuk dëshmon të kundërtën. Ka parsur shumë retorikë, por kur kemi të bëjmë me aksione specifike, Rusia nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim të pakthyeshëm. Dhe në disa aspekte ata kanë vazhduar të luajnë rol konstruktiv. Rrjedhimisht, mendoj se ne duhet të vazhdojm t'i trajtojm si partner strategjik. Ne duhet të bashkëpunojm ma ta në të gjitha sferat e mundshme. Dhe ne duhet shpjeguar atyre qëndrimet tona për aspektet për të cilat nuk pajtohemi.

RADIO EVROPA E LIRË
Shteteve të Bashkuara u duhet bashkëpunimi me Rusinë në çështjen e Kosovës, Iranit dhe çështje tjera. Duke pasur parasysh tendencat autoritare a mund të thoni diç për kontradiktën ndërmjet "realpolitikës" dhe "agjendës së lirisë" së presidentit të Shteteve të Bashkuara. Pra, a ka kontradiktë në politikën tonë ndaj Rusisë?

ROBERT GATES
Jo nuk mendoj ashtu. Këtë do ta karakterizoja ndryshe. Nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që kanë të bëjnë me Rusinë. Kosova është para së gjithash një çështje evropiane, është një çështje e NATO-s, çështje e Bashkimit Evropian. Pra, nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara të angazhuar për të siguruar një qëndrim të caktuar të Rusisë rreth Kosovës, sepse në këtë çështje është e përfshirë e gjithë Evropa. Ngjashëm është edhe me disa çështje tjera që sfidojnë bisedimet tona me Rusinë. Për shembull çështja e Marrëveshjes për armët konvencionale ka të bëjë me gjithë Evropën. Mendoj se nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje amerikano – ruse, por me çështjen se si do të ndërlidhet Rusia me Evropën. A dëshiron Rusia të bëhet pjesë e Evropës dhe partner strategjik me Shtetet e Bashkuara? Unë mendoj se ata dëshirojnë. Dhe këtë e ilustron bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Rusisë dhe Evropës. Nuk ka snjë kontradiktë në agjendën presidenciale të lirisë. Është realitet që Rusia nuk është më siç ka qenë në kohën e Bashkimit Sovjetik. A është më autoritare se sa do të dëshironim ne dhe a ka kufizime të lirisë? Po, por është realitet se është e ndryshme nga kohët sovjetike. Duhet kohë për ndërtimin e institucioneve demokratike. Vetëm mbajtja e zgjedhjeve nuk do të thotë se keni demokraci. Këto institucione duhet të rriten. Kemi të bëjmë me një vend që në historinë e saj nuk ka njohur demokracinë. Mendoj se ne duhet të inkurajojm zhvillimin e institucioneve demokratike, por gjithashtu duhet pasur parasysh se për këtë duhet kohë.

RADIO EVROPA E LIRË
Është evidente se presidenti i Rusisë Vladimir Putin dëshiron inaugurimin e sferës së ndikimit në disa pjesë të ish Bashkimit Sovjetik. Synimi i Gjeorgjisë për t'iu bashkuar NATO-s ka shkaktuar shumë zemrim në Kremlin. Sa është i përkushtuar Uashingtoni në anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO?

ROBERT GATES
Mendoj se këto gjëra nuk mund të ndërlidhen. Anëtarësimi i Gjeorgjisë dhe vendeve tjera në NATO duhet të vlerësohet sipas angazhimit të tyre dhe zhvillimeve atje. Kjo nuk mund të ndërlidhte fare me çështjet tjera.

RADIO EVROPA E LIRË
Në NATO dëshiron të anëtarësohet edhe Ukraina. Si i vlerësoni gjasat e Ukrainës që në vitet e ardshme të anëtarësohet në NATO?

ROBERT GATES
Mendoj se nuk është çështje e një periudhe të afërt. Ka një interesim për Ukrainën. Por, në këtë çështje ka një kundërshtim brenda këtij vendi. Ne duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

RADIO EVROPA E LIRË
Shumë analistë thonë se Rusia është duke e krijuar një alternativë të arqitekturës së sigurisë. Kjo ka dalur në shesh pas supozimeve se nëse Serbia humbë Kosovën, kjo mbase do ta lidhte Beogradin me Rusinë, dhe ata atyre u thonë:"Kemi arqitekturën e re dhe ne ju ftojmë që të na bashkoheni". A është kjo një çështje për shqetësim në komunitetin e sigurisë dhe mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara?

ROBERT GATES
Kjo çështje nuk është për t'u shqetësuar, sepse nuk do të ketë sukses, pavarësisht nga përpjekjet. Serbia është e vetëdijshme se interesat e saj janë me evropianët dhe brenda Bashkimit Evropian dhe jo te ndonjë kthim prapa në Lindje. Rusia dhe Serbia kanë pasur marrëdhënje të fuqishme politike para Luftës së Parë Botërore. Serbia mund të ketë marrëdhënje të mira me Rusinë, por e ardhmja e saj ekonomike është gjithsesi e lidhur me Evropën. Dhe është një çështje e hapur nëse aksionet e Rusisë synojn krijimin e një arqitekture të re të sigurisë apo mbase kemi të bëjmë me ngritjen e një mburoje para asaj që ata e konsiderojn zgjërim i arqitekturës së NATO-s dhe Perendimit. Nuk jam i sigurtë nëse është një reagim ofanziv apo defanziv.

RADIO EVROPA E LIRË
Do të qëndroni në Holandë dhe Gjermani. Cili është mesazhi i juaj për evropianët? Keni thënë se dëshironi të inkurajoni evropianët për të bërë më shumë në marrjen e përgjegjësive, veçanërisht përmes dërgimit të më shumë trupave në Afganistan. A do të thotë kjo se dëshironi përfshirjen më të madhe të evropianëve në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Afganistanin?

ROBERT GATES
Jo, kjo nuk ka të bëjë me Rusinë. Mesazhi im në takimin e ministrave të mbrojtjes në Holandë konsiston në ftesën që vendet anëtare të përmbushin zotimet që liderët e tyre i kanë bërë në Riga për mbështetjen në Afganistan. Dëshiroj të sigurohem se ky zotim është çështje e vazhdimësisë dhe ky është mesazhi.

Intervistuan: Ulrich SPECK/Brian WHITMORE
XS
SM
MD
LG