Nadie Ahmeti
Me gjithë premtimet e udhëheqësve të Korporatës Energjetike të Kosovës, se pas 15 tetorit, furnizimi me energji elektrike do të stabilizohet, në realitet po ndodh e kundërta. Këto ditë, qytetarët kosovarë janë ballafaquar me reduktime të ashpra me energji elektrike, ku në disa rajone rrymë ka pasur vetëm dy orë brenda ditës. Ndryshe, për dy muaj me radhë, dy blloqet e termocentralit ‘Kosova B’ kanë qëndruar jashtë prodhimit, për shkak të remontit të planifikuar vjetor, riparimi i të cilëve ka kushtuar 13 milionë euro. Përveç riparimeve, 13 milionë eurosh, të termocentralit ‘Kosova B’, KEK-u ka shpenzuar mbi 18 milionë euro import të energjisë elektrike prej 1 shtatorit deri më 15 tetor, në kohën kur kanë qenë jashtë prodhimit të dy blloqet e këtij termocentrali. Por, megjithatë, problem kryesor në stabilizimin e gjendjes elektrike në Kosovë, ende mbetet mungesa e mjeteve financiare. Kështu, të paktën, thotë ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, duke shtuar se me remontet dhe termocentralet aktuale, vështirë se do të arrihen objektivat e parapara që rrymë të ketë 24 orë pandërprerë. “Kemi mungesë të energjisë elektrike. Ne ende nuk mundemi t’i arrijmë ato objektivat e parapara, që të kemi 24 orë energji elektrike. Ende kemi vështirësi, sepse kemi një numër të mirë të qytetarëve, të cilët ende nuk kanë arritur nivelin e pagimit të duhur të energjisë elektrike. Pastaj, ende nuk kemi mundësi financiare për të bërë remonte të qëndrueshme dhe afatgjate. Prandaj, këto janë dy gjëra që janë të lidhura njëra me tjetrën”, thotë ministri Çeku. Ndryshe, ekspertë të energjetikës pohojnë se mosmenaxhimi i duhur i Korporatës Energjetike dhe mungesa e përgjegjësisë kanë bërë që situata energjetike në Kosovë të jetë e rëndë që nëntë vjet me radhë. Jusuf Krasniqi, profesor në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës, thotë se në KEK, deri më tani, janë bërë shumë eksperimentime dhe këto eksperimente po shkaktojnë keqmenaxhim. “Unë mendoj se është koha e fundit që të ndërpriten eksperimentet në menaxhment. Natyrisht që unë jam për atë që ata, të cilët nuk punojnë, duhet ndërruar. Por, eksperimentet e shpeshta kanë shkaktuar këtë menaxhim dhe kanë krijuar këtë situatë”, pohon Krasniqi. Ai thotë se nga reduktimet e shpeshta, stabilimentet e KEK-ut, në përgjithësi, janë molisur nga shkyçjet dhe kyçjet, të cilat më pas edhe kërkojnë renovime. Për këtë, shton Krasniqi, duhet që dikush të japë përgjegjësi. “Unë jam që të rregullohet njëherë menaxhmenti, sepse kjo çka është duke ndodhur, vërtet është papërgjegjësi. Edhe njerëzit duhet të japin përgjegjësi individuale për KEK. Por, si duket, ne shqiptarët e kemi harruar se për lëshime, si për individë, duhet të jepet përgjegjësi. Në qoftë se kanë pranuar ta udhëheqin një korporatë, duhet të kenë edhe përgjegjësi dhe jo vetëm profite prej udhëheqjes”, thotë Krasniqi. Por, ministri Çeku pohon se termocentralet janë shumë të vjetra dhe pamundësojnë një situatë më të mirë energjetike. “Janë blloqe të viteve të 60-ta. Atyre, pothuajse, u ka skaduar afati i përdorimit që dhjetëra vite. Ne jemi duke i mbajtur në prodhim, sepse kostoja e prodhimit të energjisë elektrike është disa fish më e lirë, sesa kostoja e blerjes së energjisë elektrike. Prandaj, ne nuk kemi ndonjë alternativë tjetër, përpos që t’i mbajmë këto blloqe të vjetra në prodhim, derisa të ndërtojmë blloqe të reja”, thekson ministri Çeku. Sidoqoftë, qytetarët e Kosovës duhet të presin edhe katër vjet që të furnizohen rregullisht me energji elektrike. Ministri Çeku thotë se në atë periudhë pritet të përfundojë faza e parë e ndërtimit të termocentralit ‘Kosova C’, projekt ky që pritet të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm. “Po, absolutisht, do të kemi prodhim mbi 1000 megavat energji elektrike, që nënkupton plotësimin e të gjitha kërkesave për konsumin e brendshëm”, pohon Çeku. Ndryshe, situata me energji elektrike sot është përmirësuar, në krahasim me ditën e djeshme. Nezir Sinani, zëdhënës në Korporatën Energjetike të Kosovës, tha se furnizimi me energji elektrike, sot, vazhdon sipas planit ABC. Kategoria A, 5 me 1 në favor të dritës, kategoria B, 4 orë me rrymë dhe 2 pa të, ndërkaq kategoria C, 3 orë do të ketë drita dhe 3 orë terr.