Propozimi amerikan për prani ruse në bazat e mbrojtjes anti-raketore në Çeki nënkupton inspektorë rusë, por jo ushtarë, tha kryeministri çek, Mirek Topolanek. Ai shtoi se kjo prani nuk do të ishte e përhershme. Lajmi për praninë ruse në bazat e mbrojtjes raketore u bë i ditur nga shefi i Pentagonit, gjatë vizitës në Pragë. Shtetet e Bashkuara do të ngrenë dy baza të tilla në Çeki dhe Poloni.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.