Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është shprehur skeptik për një rezultat konkret të negociatave për statusin e Kosovës deri më 10 dhjetor. Në një konferencë për shtyp, mbajtur sot në Tiranë, presidenti i Shqipërisë tha se "shanset janë gati inekzistente që periudha 120 ditore të arrijë një sukses". "Nëse nuk do të ketë sukses në përfundim të periudhës 120 ditore, Shqipëria do t'i referohet planit të presidentit Ahtisaari, i cili duhet të pranohet nga të gjithë”, tha presidenti Topi. Këtë qëndrim, kreu i shtetit shqiptar e ka bërë publik edhe gjatë takimeve që pati, këto ditë, në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Barroso dhe me Komisionarin për Zgjerim, Oli Rehn. Topi deklaroi se pavarësia e Kosovës do ta kthente në mënyrë definitive paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Serbinë do ta çlironte nga retorikat e luftës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.