Le Monde
Skenari i pëlqyer sipas shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian parasheh afate kohore.
Më 10 dhjetor treshja ndërkombëtare për statusin e Kosovës do shënojë dështimin e radhës në ndërmjetësimin mes palëve. Nga ana tjetër Këshilli i Sigurimit të OKB-së pas 10 dhjetorit do dëshmojë dhe njëherë paaftësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për planin e Ahtisaarit, që parasheh pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. E natyrisht kjo lidhet me kërcnëimin rus për përdorimin e vetos.
Më pas do jetë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon që do kërkojë nga Bashkimi Evropian të marrë përsipër përgjegjësitë e UNMIK-ut, për të hequr larguar kështu administrimin e Kombeve të Bashkuara.
Në fillim të janarit 2008 ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do t'i përgjigjen pozitivisht kërkëses së Ban Ki Monit. Kjo do të shoqërëhet me "abstenimin konstruktiv" të vendeve që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Pas kësaj kosovarët do shpallin pavarësinë në gjysmën e dytë të janarit. Një shumicë vendesh evropiane do angazhohen ta njohin pavarësinë e Kosovës pas periudhës tranzitore që parasheh plani i Ahtisaarit. Periudha tranzitore sipas planit zgjat disa muaj.
Bashkimi Evropian po përpiqet t'i bindë Shtetet e Bashkuara ta pranojnë këtë përpjekje të tyre dhe po kërkon nga kosovarët të mos djegin fazat.
Kosovarët mund ta pranojnë kërkesën nëse marrin garanci të sigurta për njohje të pavarësisë në kufijtë aktualë dhe pa vonesa shtesë.
Suksesi i këtij skenari varet dhe nga një morri të panjohurash sic janë mundësia e shpalljes së menjëhershme të pavarësisë nga kosovarët, apo shkëputja e veriut të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, shkëputje që do ketë bekimin e Beogradit dhe të Moskës.
Ndërkohë ekziston rreziku edhe i shndërrimit të cështjes së Kosovës në një lloj kususri në kuadër të një morrie mosmarrëveshjesh ndërkombëtare.