Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Kosovës, Lubisha Zhiviq, ka deklaruar për radion Evropa e Lirë se serbët në Kosovë janë të kërcënuar rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme më 17 nëntor dhe frikësimi i tyre i ngjan kohës së Millosheviqit. Zhiviq tha se janë kërcënuar kandidatë të caktuar të listës së partisë së tij, të cilët punojnë në institucionet shtetërore të Serbisë. "Ata pohojnë se dikush u ka telefonuar nga Qendra Koordinuese për Kosovën, nga një numër i panjohur, duke u thënë që të tërhiqen nga zgjedhjet, në të kundërtën, do të mbeten pa pagesat që u vijnë nga Serbia", ka thënë Zhiviq për radion Evropa e Lirë. Ai ka shtuar se, megjithatë, partia e tij nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG