Ndërlidhjet

LONDËR


Përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, pritet të diskutojnë sot në Londër vendosjen e një raundi të tretë sanksionesh ndaj Iranit. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns tha se Rusia dhe Kina prej muajsh po e bllokojnë një hap të tillë.
Perëndimi e akuzon Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, derisa Teherani nuk ka pranuar të ndalojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.
Sot në Teheran përfunduan bisedimet katër ditore mes Iranit dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore. Rezultatet do bëhen publike në fund të muajit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG