Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kryeministri irakian, Nuri a Maliki u angazhua të punojë me vendet fqinje për të luftuar kërcënimet terroriste. Al Maliki shtoi se Iraku nuk duhet të shërbejë si bazë nga ku sulmohen vendet fqinje.
"Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk do të dëmtohen nga kriza aktuale. Ne do bashkëpunojmë të luftojmë terrorizmin që ka si cak popullin si në Irak dhe në Turqi", tha Al Maliki.
Komentet e Al Malikit u bënë në konferëncën që po zhvillohet në Stamboll, e cila ka mbledhur përfaqësues të lartë të Irakut, vendeve fqinje me të dhe fuqive botërore.
Në takim po merr pjesë dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Rice, përfaqësues të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit si dhe të G8-ës.
Turqia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin aksione kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut.
Rice ka premtuar ndihmën amerikane në këtë drejtim, por kërkoi nga Turqia të vetpërmbahej dhe mos të fillonte operacione ushtarake brenda territorit irakain.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG