Policia pakistaneze ka arrestuar disa dhjetëra gjyqtarë, që po protestonin në qytetin Karaci, kundër vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme janë arrestuar qindra drejtues të opozitës, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gjyqtarë. Zyrtarë të partisë më të madhe islamike në vend thanë se 600 mbështetës të kësaj partie janë arrestuar. Kryeministri pakistanez tha se zgjedhjet e planifikuara për në janar mund të shtyhen për një vit. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, u ka bërë thirrje autoriteteve pakistaneze që t'i kthehen demokracisë. Uashingtoni po rishikon ndihmën amerikane për Islamabadin.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.