Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates kërkoi nga Kina që të ndihmoj në çështjen e ndaljes së programit bërthamor të Iranit. Ai tha se këtë çështje e ka shtruar në takimet e tij të djeshme me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të jashtme. Por, sipas sekretarit Gates, çështja e Iranit nuk është diskutuar gjatë takimit të tij me presidentin e Kinës, Hu Jintao. Ky takim ishte i fokusuar në marrëdhëniet ushtarake.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.