Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti francez, Nicolas Sarkozy e vazhdon vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, prej se u zgjodhë në këtë post. Më vonë gjatë ditës, ai do të mbajë fjalim në sesionin e përbashkët të Kongresit dhe do të takohet me presidentin George Bush. Mbrëmë presidenti Sarkozy tha se Franca i ka lënë prapa dallimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me luftën në Irak.
- Askush nuk po thotë ju duhet të tërhiqeni nga Iraku, menjëherë, pa kushte. Mendoj se ajo që ne dëshirojmë është që populli i Irakut të jetë i aftë për të vendosur për të ardhmen e vet, sa më shpejtë që është e mundur dhe ta mbrojë unitetin e vet, tha presidenti Sarkozy mbrëmë në Uashington, dhe shtoi se së bashku do ta ashpërsojnë qëndrimin për ta parandaluar Iranin që të prodhojë armatim bërthamor.
Presidenti Bush u angazhua për bashkëpunimin e dy vendeve:
- Franca dhe Shtetet e Bashkuara mund të ballafaqohen me sfida të mëdha kur punojnë së bashku, zoti President. Unë dhe ju ndajmë përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe nëpërmjet të këtij bashkëpunimi mund ta bëjmë botën vend më të mirë, tha presidenti Bush gjatë darkës në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG