Ndërlidhjet

SEUL


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates dhe homologu i tij jugkorean Kim Jang-Soo shprehën shqetësime për zhvillimin e raketave verikoreane me rreze të gjatë veprimi dhe armëve tjera për shkatërrim në masë.
Ata i bënë këto komente në deklaratën e përbashkët pas takimit të rregullt vjetor. Gates gjithashtu e ka riafirmuar përkushtimin e Uashingtonit për të siguruar mbrojtje bërthamore për Korenë e Jugut.
Pas Seulit, Gates do të udhëtojë në Japoni, ku do të kërkojë vazhdimin e misionit detar për furnizimin me karburant të forcave të koalicionit në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG