Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara punojnë ngushtë me palët e përfshira në bisedimet për statusin e Kosovës, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në një të ardhme të afërt, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
Lidhur me deklaratën e Koshtunicës se dokumenti 14 pikësh i Treshes ndërmjetësuese është "plotësisht i papranueshëm", McCormack tha se epilogun e ka përkufizuar qartë presidenti George Bush.
"Ne e kemi përcaktuar planin. Ky është plani i bazuar në propozimin e Ahtisaarit. Ne punojmë shumë ngushtë me palët e përfshira, evropianët, rusët dhe të tjerët në rajon, që të vijmë deri te pika e fundit. Por rezultati ynë përfundimtar, siç ka thënë presidenti, është se kjo çështje duhet zgjidhur në një të ardhme të afërt, dhe ne punojmë në këtë drejtim", ka thënë McCormack.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG