Ndërlidhjet

MOUNT VERNON/VIRGINIA


Presidentët George Bush dhe Nicolas Sarkozy thanë se do të punojnë së bashku që ta bindin Iranin të heqë dorë nga ambicjet bërthamore.
Pas takimit në Virginia, Bush tha se Irani ishte tema kryesore e bisedës, gjatë së cilës shprehën "dëshirë të punojnë së bashku për të bindur regjimin iranian që për hir të paqes të heqë dorë nga ambicjet për armë bërthamore".
"Ideja që Irani të ketë armë bërthamore është e rrezikshme. Tash është koha që të punojmë së bashku për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë diplomatike. Biseduam gjatë mbi këtë çështje, dhe falënderoj presidentin e Francës për vendosmërinë e tij që ajo të zgjidhet në mënyrë paqësore", tha presidenti Bush.
Sarkozy, i cili ndodhet për vizitë të parë zyrtare në SHBA, tha se "është e papranueshme për Iranin që të ketë armë bërthamore", dhe shtoi se ka nevojë për "ashpërsim të sanksioneve" kundër Teheranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG