Ndërlidhjet

PRAGË


Policia çeke ka arrestuar të paktën 250 persona gjatë përplasjes me neonazistët që u përpoqën të marshojnë përmes lagjes historike të hebrejve në Pragë. Në incidentet e dhunshme, përveç neonazistëve ishin përfshirë dhe të vetëshpallurit anti-fashistë dhe majtistë. Njoftohet për 6 persona të plagosur.
Protestat e djeshme pasuan përvjetorin e asaj që njihet si "Nata e Kristaltë", gjatë së cilës më 1938 në Gjermani dhe në një pjesë të Austrisë, u sulmuan sinagogat dhe bizneset e hebrejve.
XS
SM
MD
LG