Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney e ka drejtuar tubimin përkujtimor për të nderuar veteranët e luftës, duke thënë se ata ndihmuan që Shtetet e Bashkuara të mbeten demokratike dhe të lira. Në një fjalim në varrezat kombëtare Arlington, ai u bëri homazhe ushtarëve prej Luftës së Parë Botërore e deri në "luftën aktuale kundër terrorizmit".
"Sjellja e ushtarëve tanë sot, ashtu si gjatë historisë, e bën këtë vend shumë krenar. Lutemi që të kthehen në fitore dhe të sigurtë në shtëpi", tha Cheney.
Britania dhe Franca gjithashtu i përkujtuan të rënët e tyre në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
XS
SM
MD
LG