Ndërlidhjet

LUBJANË


Rezultatet jozyrtare paraprake tregojnë se kandidati i majtë Danilo Turk mund të fitojë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni. Të dhënat e publikuara në televizioni kombëtar treguan se Turk ka fituar rreth 70% të votave dhe prin dukshëm ndaj kandidatit të së djathtës Lojze Peterle, i cili ka marrë rreth 30%.
Nëse rezultati konfirmohet zyrtarisht, ish diplomati 55-vjeçar Turk do ta zëvendësojë presidentin Janez Drnovshek, i cili nuk u rikandidua për një mandat të ri 5-vjeçar.
XS
SM
MD
LG