Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan njoftoi se trupat e këtij koalicioni kanë vrarë 15 militantë të dyshuar. Sipas njoftimit, me këtë rast janë vrarë edhe një grua civile dhe dy fëmijë. Operacioni ndodhi gjatë ndërhyrjes në shtëpinë e një prodhuesi të bombave në provincën Helmand, në jug të Afganistanit, kur militantët sulmuan me armë zjarri. Koalicioni ka shprehur keqardhje për vrasjen e civilëve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.