Arton Konushevci
Partitë politikë në Kosovë, që garojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit, në fushatat e tyre parazgjedhore kanë shmangur këtë vit statusin, duke i kushtuar më shumë hapësirë çështjeve sociale dhe ekonomike. Ilir Dugolli, analist, këtë dukuri e shpjegon duke thënë se udhëheqësit politikë e kanë kuptuar se nuk varet nga ta zgjidhja e statusit të Kosovës. Sipas zotit Dugolli, subjektet politike nuk kanë pasur çka të thonë më shumë për çështjen e statusit, sesa atë që e kanë thënë para fushatës zgjedhore. “Është një numër i arsyeve, që mund të ketë ndikuar në këtë. Arsyeja e parë është se partitë, deri më tani, i janë nënshtruar kritikave të shumta për përqendrim vetëm në çështje të statusit, si njëfarë taktike për të shmangur problemet e përditshme, me të cilat qytetarët përballen. Kështu që ato janë përpjekur tani ta përmirësojnë atë qasjen tyre edhe të vetëdijshëm se përqendrimi vetëm në çështjen e statusit, mund të kthehet si bumerang dhe t’i dëmtojë. Arsye tjetër është gjithsesi edhe fakti se çështja e statusit ende nuk është e mbyllur dhe duke mos qenë e mbyllur, nuk është lehtë për partitë që të kapitalizojnë shumë në këtë çështje. Dhe, s’kanë çfarë të thonë, pasi që po shihet se gjërat janë kryesisht në duart e bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh Dugolli. Ai thotë se secila nga partitë politike në Kosovë pretendon të fitoje sa më shumë vota, prandaj edhe ofertat e tyre kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve ekonomiko-sociale, nga të cilat preken votuesit. “E natyrshme është që ato përpiqen t’u shmangen çështjeve në të cilat nuk kanë çfarë të ofrojnë ose çështjeve në të cilat nuk e kanë përmbushur atë që e kanë premtuar edhe më përpara dhe të ofrojnë zgjidhje për ato çështje, të cilat janë halle të vërteta dhe kryesore të qytetarëve. Kjo, ndër të tjera, ka ndikuar që të ketë edhe dozë të popullimit, të ketë edhe dozë të marrjes me ato çështje, të cilat janë shqetësimet e drejtpërdrejta dhe shumë të mëdha të qytetarëve dhe votuesve”, tha Dugolli. Kurse, analisti Driton Lajçi thotë se partitë politike nuk e kanë përmendur shumë zgjidhjen e statusit të Kosovës gjatë kësaj fushate zgjedhore, ngase, siç thotë ai, premtimi i tyre për statusin e Kosovës, në fund të vitit 2006, nuk u realizua. “Duket se ka një marrëveshje xhentëlmene në mes të anëtarëve të Grupit të Unitetit, që të mos përmendet shumë statusi politik i Kosovës. Negociatat janë në proces dhe ka shumë paqartësi, se cili do të jetë fundi i tyre. Duket se janë edhe udhëzimet e Treshes, të cilat kanë sugjeruar që Ekipi i Unitetit dhe grupi politik i Serbisë të rezervohen nga gjuha provokuese, siç kanë thënë ata. Populli i Kosovës është përballur me një zhgënjim të madh në fund të vitit 2006, aty ku lidershipi politik i Kosovës kishte premtuar dhe ishte i sigurt se do të zgjidhet statusi i Kosovës; ajo nuk ndodhi dhe duket se nuk duan që kjo të përsëritet edhe një herë”, tha Lajçi. Mirëpo, ai mendon se në programet e partive politike do ishte dashur të ishte edhe statusi i Kosovës. Sipas Lajçit, udhëheqësit e subjekteve politike kanë përgjegjësi për çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe kjo çështje është dashur t’u shpjegohet qytetarëve. “Është dashur t’ia bëjë të qartë elektoratit të vet secila parti politike, secili lider, se megjithatë nuk kanë hequr dorë nga pavarësia e Kosovës dhe është më tepër kartë elektorale. Edhe këto kartat elektorale nuk po kanë shpesh justifikim, as ligjor, as buxhetor, as përmbajtjesor dhe kur është përmendur, është në kuadër të asaj pakos së premtimeve elektorale parazgjedhore, e në rastin e Kosovës janë shumë të papërgjegjshme”, pohoi Lajçi. Megjithatë, në sondazhet e disa organizatave ndërkombëtare mbi rëndësinë e çështjeve për qytetarët, këta të fundit kanë radhitur në shumë raste papunësinë dhe varfërinë, si çështje prioritare për mirëqenien e tyre.