Ndërlidhjet

LUBJANË


Bashkësia ndërkombëtare duhet t'u lejojë Serbisë dhe Kosovës që vetë të arrijnë një zgjidhje për statusin e Kosovës, pa caktuar ndonjë datë për përfundimin e negociatave, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. "Ne duhet të kuptojmë qartë se vetëm dy palët duhet të dalin me një zgjidhje", tha Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun slloven, Dimitrij Rupel.
Bisedimet aktuale me ndërmjetësimin e Treshes i "kanë vënë themelet për arritjen e një zgjidhje të negociuar pa paragjykuar rezultatin apo datën për përfundimin e negociatave", tha Lavrov, për të shtuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë mund të jetë kundërproduktive.
"Ne tashmë kemi vërejtur disa shqetësime te kolegët evropianë rreth pasojave të mundshme nga shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës", tha Lavrov. Ai tha se nëse shqiptarët e shpallin pavarësinë, atëherë kjo nuk do të "ndikojë vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë tjera të Serbisë dhe në tërësi në Ballkan".
XS
SM
MD
LG