Ministri iranian i Zbulimit, Gholam Hossein Mohseni Ejehi, tha se ish negociatori bërthamor i Iranit, Hossein Mousavian, është akuzuar se u ka dhënë informata të klasifikuara të huajve, përfshirë ambasadës britanike. Nuk është e qartë nëse akuzat janë bërë formalisht. Mousavian, ish ambasador në Gjermani, ishte anëtar i ekipit negociues në kohën e presidentit reformator, Mohammad Khatami.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.