Ndërlidhjet

PRISHTINË


Liderët politikë në Kosovë kanë votuar duke thënë se kjo votë është për Kosovën. "Është shumë me rëndësi për ta ditur se Kosova, në këtë periudhë, e hapë një kaptinë shumë të rëndësishme të statusit të saj politik", tha presidenti Fatmir Sejdiu. Kryeministri Agim Çeku kërkoi që pas zgjedhjeve të mos humbet kohë, "por të krijohen institucionet e Kosovës pasi ato i presin çështje të mëdha". Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi tha se "i përgëzoi qytetarët e Kosovës për fitoren e madhe për demokraci dhe për të ardhmen tonë brenda familjes evropiane". Veton Surroi, lider i partisë Ora, tha se "votimi i sotëm tregon pjekuri politike të popullit të Kosovës", pasi kjo dëshmon se "edhe në kohën e bisedave për status "ne jemi të aftë të mbajmë zgjedhje të lira".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG