Deputetja e partisë G17plus në Kuvendin e Serbisë, Stojanka Petkoviq tha sot se sulmi i mbrëmshëm kundër saj në Zveçan, ishte bërë nga serbët e jo nga shqiptarët. "Dëshiroj që qartë dhe zëshëm të them se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët, por kërë e kanë bërë serbët". Sipas saj, në këtë sulm kanë dorë "të gjithëfuqishmit e një politike, me të cilën unë nuk pajtohem". Ajo tha se sulmi kundër saj paraqet "ftesë për vdekje, për shpërngulje" dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë mbrojtje dhe hetim nga ministri i brendshëm i Serbisë, Dragan Jociq.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.