Zyrtarët thonë se 1723 vetë kanë humbur jetën nga cikloni shkatërrues në Bangladesh. Shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Ekipeve të shpëtimit sot iu bashkuan edhe helikopterët dhe anijet ushtarake, në përpjekjet për gjetjen eventuale të të mbijetuarve nga ky ciklon, që të entjen goditi bregdetin jugor të këtij vendi. Gjatë kësaj stuhie fryente erë me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.