Ndërlidhjet

SOFJE


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, është shprehur se zgjidhja e statusit të Kosovës do të vendoset shpejt, pasi Treshja ndërkombëtare ta dorëzojë raportin e saj te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. "Është e qartë se situata e tashme në Kosovë nuk mund të zgjasë shumë. Është koha e fundit që Evropa ta përfundojë këtë konflikt", tha Ahtisaari, në një konferencë për gazetarë, mbrëmë në Sofje. Ai më tutje tha se i ka propozuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit, që nga Kosova të kërkohet ndërmarrja e disa reformave nën mbikëqyrjen e BE-së dhe të OKB-së. "Nëse miratohet ky plan, ai do të garantojë rezultate", tha ish-presidenti finlandez, sipas të cilit, "procesi në Kosovë nuk ka përfunduar me zgjedhjet".
XS
SM
MD
LG