Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht njoftuan se presidenti Bush do të jetë mikpritësi i konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme. Konferenca, e cila fillon më 27 nëntor, do të mbahet në Anapolis të shtetit amerikan Merilend. Konferenca është mundësia e parë për palestinezët dhe izraelitët, që kur procesi është pezulluar, 7 vjet më parë. Departamenti i Shtetit tha se konferenca do mbledhë së bashku kryeministrin izraelit, Olmert dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Abbas, me qëllim fillimin e bisedimeve, që do të çojnë në krijimin e shtetit palestinez. "Kjo konferencë do të sinjalizojë mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet plot kurajë të kryeministrit Olmert dhe presidentit Abbas. Ajo do të shërbejë si pikënisje për bisedimet që do të çojnë në krijimin e shtetit palestinez", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak.
Përfaqësues nga rreth 50 shtete dhe institucione janë ftuar të marrin pjesë në konferencë..
XS
SM
MD
LG