Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Aleksandar Bocan Harçenko, tha se rundi i fundit i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Serbisë dhe Kosovës, që fillon më 26 të këtij muaji, do të jetë vendimtar për përmbajtjen e raportit të cilin Treshja më 10 dhjetor do t'ia dorëzojë Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. "Rusia niset nga ajo se 10 dhjetori e mbyllë vetëm këtë mandat të Treshes, por procesi për status nuk përfundon", i tha zoti Harçenko së përditshmes Politika. Sipas tij, procesi i negociatave për statusin e Kosovës mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "E kuptoj se Kosova në masë të madhe është çështje evropiane, por sa i përketë aspektit juridik, procesi mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit", tha zoti Harçenko dhe shtoi se "nuk sheh mundësi në anashkalimin e Këshillit të Sigurimit në vendosjen se çka do të bëhet mëtutje".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.