Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se ende ekziston mundësia që bisedimet e ndërmjetësuara nga Treshja e Grupit të Kontaktit të përmbyllen me sukses, dhe përsëriti se KFOR-i është i vendosur për të penguar çfarëdo dhune në Kosovë. Në një tryezë të rrumbullakët, në organizim të fondacionit Heinrich Bel, Ruecker tha se KFOR i ka "nën kontroll" grupet eventualisht të dhunshme, por shtoi se atyre s'duhet t'u kushtohet kujdes më shumë se sa e meritojnë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.