Ndërlidhjet

BEJRUT


Presidenti libanez, Emil Lahud e përfundoi mandatin e tij 9 vjeçar, derisa vendi nuk ka president. Parlamenti i Libanit edhe pas pesë raundesh votimi nuk ka mundur të zgjedhë presidentin e ri.
"Duhet të zgjidhet një president sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo qeveri është e paligjshme, jo kushtetuese dhe jo konsensuale. Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota e pranojnë këtë qeveri ata prapë e dinë se është e paligjshme", tha presidenti i sapo larguar Lahud, i cili njihet si mbështetës i rrymës pro siriane në politikën libaneze.
Opozita pro siriane u largua nga parlamenti pas dështimit të bisedimeve për të gjetur një kandidat të pranueshëm për gjithë spektrin politik.
Pak vite më parë Siria u detyrua të largojë trupat e saj nga Libani, pas akuzave se ishte përfshirë në vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG