Ndërlidhjet

BEOGRAD


Të gjitha masat e qeverisë dhe planet aksionale, që përgatiten në rast se shqiptarët shpallin pavarësinë e njëanshme të Kosovës, kanë për qëllim që Serbia të tregojë në vepër se pavarësia e njëanshme është e barazvlefshme me zero, ka thënë kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica. "E gjithë Serbia duhet fuqimisht dhe në mënyrë unike të tregojë se për ne nuk ekziston kjo krijesë e paligjshme, dhe se Kosova është pjesë përbërëse dhe e pandashme e territorit të Serbisë", tha ai. Koshtunica ka thënë se qeveria e Serbisë menjëherë do t'i anulojë të gjitha vendimet e njëanshme të shqiptarëve, dhe ka shtuar se për të gjitha institucionet shtetërore, serbët e Kosovës gjithmonë do të jenë qytetarë të barabartë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG