Ekipi Negociator i Kosovës është nisur sot për në Baden afër Vjenës, ku nesër fillojnë takimet përfundimtare për statusin e Kosovës ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Këto takime, që priten të zgjasin deri të mërkurën, do të mbahen me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare. Anëtarë të delegacionit të Kosovës thanë se opsioni i vetëm për Kosovën është pavarësia.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.