Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia nuk e mbështet njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, sepse ajo do të krijonte precedent për vendet tjera, përfshirë ato të ish Bashkimit Sovjetik, ka thënë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. "Ndiej se shumë partnerë perëndimorë dyshojnë se ne vetëm rrijmë dhe presim që Kosova njëanshëm të bëhet shtet i pavarur, që kjo të na hapë dritën e gjelbërt për konfliktet në ish Bashkimin Sovjetik. Të gjithë mendojnë se Rusia kërcënohet me precedentin, por dëshiron që ai të ndodhë", ka thënë Lavrov për shtypin rus.
"Në takimet me kolegët tanë, presidenti ynë dhe unë kemi ripërsëritur se është e saktë e kundërta. Kur themi që minimi i parimeve të integritetit territorial të shteteve është i papranueshëm, ne e mendojmë atë. Kur themi se veprimi i njëanshëm në Kosovë do të krijojë precedent, ne këtë e bëjmë për t'u siguruar që të mos cënohet ligji ndërkombëtar", ka thënë ai.
I pyetur se ç'do të bëjë Moska nëse precedenti ndodh, Lavrov është përgjigjur: "Rusia do t'i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Këtë ua garantoj 100 %".
XS
SM
MD
LG