Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy premtoi sot se protestuesit, të cilët kanë hapur zjarr ndaj zyrtarëve, "do të gjejnë veten në gjykatë". Sarkozy i bëri këto komente pasi vizitoi në një spital oficerët e policisë që morën plagë të rënda gjatë protestave të natës së parë në një paralagje të Parisit. Ai tha se sulmi "ka emër, dhe quhet përpjekje për të vrarë".
Sarkozy sot do të mbajë një takim emergjence me ministrat, pas tre netëve të trazirave. Dhuna shpërtheu pas vdekjes së dy të rinjve më 25 nëntor, kur motoçikleta e tyre u përplas me një automjet policie.
XS
SM
MD
LG