Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtuncia do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, që mbahet në dhjetor, njoftoi sot zyra e tij. "Koshtunica do të marrë pjesë në sesionin e Këshillit të Sigurimit më 19 dhjetor", në të cilën do të diskutohet raporti i të dërguarve ndërkombëtarë për statusin e Kosovës, i tha AFP-së një zyrtar nga zyra e zotit Koshtunica.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.