Ndërlidhjet

LONDËR


Bashkimi Evropian dhe Irani do zhvillojnë sot bisedime të tjera në përpjekje për të bindur Teheranin të pezullojë programet për pasurimin e uraniumit.
Në prag të takimit ministri i jashtëm britanik, David Miliband nuk ishte shumë optimist për arritjen e ndonjë marrëveshje.
Në takimin që do zhvillohet në Londër do marrë pjesë shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana dhe negociatori iranian për programet bërthamore, Saeed Jalili.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin një raund të ri sanksionesh kundër Iranit. Ky hap kundërshtohet nga Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit
XS
SM
MD
LG