Ndërlidhjet

PRAGË


Treshja ndërkombëtare në bisedimet për statusin e Kosovës, të hënën do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, për t'i njoftuar palët me pjesët bazike të raportit, të cilin më 10 dhjetor duhet t'ia paraqesë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë, Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe Aleksandar Botsan-Kharchenko, do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë pasi palët dështuan të arrijnë një marrëveshje kompromisi për statusin e Kosovës.
Para dërgimit në Kombet e Bashkuara, dokumenti më 9 dhjetor në Vjenë do t'u prezantohet të gjitha vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
Pritet që më 19 dhjetor në Këshillin e Sigurimit të zhvillohet debati për Kosovën.
XS
SM
MD
LG