Irani ka mirëpritur raportin më të ri të organizatës për zbulim të Shteteve të Bashkuara se Irani e ka ndaluar programin e tij të armatimit bërthamor në vitin 2003, për shkak të presionit të madh ndërkombëtar dhe vëzhgimit.
Kjo organizatë poashtu ka konkluduar se Irani duket më pak i përkushtuar për të zhvilluar armatim bërthamor sesa që më parë kishte vlerësuar administrata e presidentit Bush.
Ministri i Jashtëm iranian, Manuher Mottaki sot tha se Shtetet e Bashkuara tash kanë një pamje më ''realiste''.
Uashingtoni, Londra dhe Berlini thanë se raporti e arsyeton strategjinë e Bashkësisë Ndërkombëtare për presion ndaj Tehranit, në formën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.