Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i sapozgjedhur i Sllovenisë, vend i cili merr kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian në janar të 2008, tha se vendi i tij mund të punojë në mënyrë efikase me Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.
"Sllovenia ka përvojë të gjatë në komunikimin me Shtetet e Bashkuara rreth problemit të Kosovës", tha presidenti slloven Danilo Turk.
Turk, i cili gjendet për vizitë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, tha se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë mbi një tjetër çështje, atë të dërgimit në Hagë të Ratko Mlaldiçit. Mlladiçi akuzohet për gjenocid dhe besohet se është në Serbi.
"Nuk mund të ketë kompromis në këtë çështje. Mlladiçi duhet të arrestohet dhe t'i dorëzohet Gjykatës për ish Jugosllavinë", tha Turk për agjencinë AP.
XS
SM
MD
LG