Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Serbia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të mos t'u lejojë përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës të flasin në mbledhjen e 19 dhjetorit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Në takimin e 19 dhjetorit pritet të diskutohet raporti i treshes ndërmjetësuese për statuisn e Kosovës.
Në letrën drejtuar Italisë, që ka dhe kryesinë e rradhës së Këshillit të Sigurimit, ambasadori serb në Kombet e Bashkuara i kujton homologut të tij italian se sipas kornizës aktuale ligjore përfaqësuesit vendorë të Kosovës mund të marrin pjesë, por nuk mund të flasin në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.
Në mbledhjen e 19 dhjetorit do të marrë pjesë kryeministri serb Koshtunica.
XS
SM
MD
LG