Bekim Bislimi
Me moton ‘Ne nuk harrojmë’, shoqata “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit” do ta vazhdojë fushatën e falënderimit ndaj vendeve dhe popujve që kanë ndihmuar shqiptarët e Kosovës në ditët e vështira dhe një gjest falënderimi do të bëhet edhe për individët me prejardhje hebreje, hebrenjtë në përgjithësi, si dhe shtetin e Izraelit. Kështu thotë Agim Rexhepi, drejtues i kësaj shoqate, i cili ka paralajmëruar se si mënyrë për t’i falënderuar hebrenjtë, pas 3 ditësh do të bëhet një ndërmarrje për rregullimin e varrezave hebreje në Prishtinë. “Duke ditur se kanë disa varreza të vjetra në qytetin e Prishtinës, ku janë të varrosur në vitet e hershme, duke parë se dyert e varrezave janë dëmtuar nga koha, kemi marrë qëndrim dhe kemi porositur dyert nga një organizatë. Janë duke u punuar dhe së shpejti ato do të vendosen në varrezat e hebrenjve në qytetin e Prishtinës. Po ashtu, kemi siguruar një ndërmarrje të caktuar, e cila do ta bëjë pastrimin e varrezave”, tha Rexhepi. Ky gjest i humanitetit, shton ai, është vetëm një shenjë e falënderimit për hebrenjtë dhe shtetin e Izraelit, brenda mundësive që kanë qytetarët e thjeshtë të Kosovës. “I falënderohemi shtetit izraelit, që kohën e fundit apo 10 vjetët e fundit, ka bërë shumë për ne shqiptarët. Po mundohemi që të tregojmë një respekt, sepse ne, si populli i vogël, jemi të vetëdijshëm për atë që populli hebrenj ka bërë gjatë historisë, gjatë kohës së luftës, pas luftës e edhe sot. Me siguri do të bëjë edhe nesër pro çështjes nacionale shqiptare”, u shpreh Rexhepi. Ai thotë se falënderimi i shqiptarëve të Kosovës bëhet njëkohësisht edhe në adresë të disa politikanëve dhe ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë me prejardhje hebreje. ”Po ashtu, duke u nisur edhe nga ana tjetër, që edhe zonja e madhe Albright ose Wesley Clark janë hebrenj dhe duke e ditur atë se në ditët më të vështira ata kanë punuar për Kosovën, ne e kemi parë të arsyeshme që të veprojmë në një pikë në aspektin njerëzor, mirëpo që ka konotacion respekti politik apo ana politike”, theksoi Rexhepi. Sidoqoftë, fushatën e falënderimit me moton ‘Ne nuk harrojmë’, shoqata “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit” e ka nisur në fillim të këtij viti dhe deri më tash janë shtypur dhe shpërndarë në gjithë Kosovën pano dhe posterë me përmbajtje falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vizitën e presidentit Bush në Tiranë, për Zvicrën, Bashkimin Evropian, si dhe Gjermaninë. Sipas zotit Rexhepi, fushata e falënderimeve e këtij viti do të përfundojë kur të shpërndahen posterët me falënderimin ndaj Britanisë së Madhe, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor.