Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia do ta mbrojë Kosovën me "të gjitha mjetet që disponon" nëse shqiptarët e shpallin pavarësinë, ka thënë këshilltari i kryeministrit serb, Aleksandar Simiq. "Kur dikush nuk e respekton Këshillin e Sigurimit, i cili është i vetmi përgjegjës për të reaguar kur dikush kërcënohet me agresion dhe luftë, atëherë vendeve nuk u mbetet tjetër çfarë të bëjnë", ka thënë Simiq për mediat e Beogradit. "Serbia ka përvoja negative nga konfliktet e armatosura në ish Jugosllavi, prandaj janë shtuar urtësia dhe kujdesi, por gjithsesi, interesat shtetërore mbrohen edhe me luftë", tha Simiq.
XS
SM
MD
LG