Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm i Rusisë, tha se mbështetja e fuqishme e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës i vështirëson bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Fatkeqësisht, partnerët tanë Perëndimorë e bllokojnë këtë lëvizje duke thënë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme", tha Sergei Lavrov, për të shtuar se serbët dhe shqiptarët duhet t'i vazhdojnë bisedimet për Kosovën deri sa të arrijnë zgjidhje. Lavrov e ka lëvduar Serbinë duke thënë se ajo ka bërë "propozime serioze" që mund të ofrojnë bazë për kompromis.
Sipas Lavrov, statusi i Kosovës mund të vendoset vetëm nga Këshilli i Sigurimit. "Veprimet tona do të bazohen në të drejtën ndërkombëtare, përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB", tha Lavrov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG