Ndërlidhjet

ROMË


Ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i Qeverisë italiane Masimo D'Alema i ka deklaruar gazetës 'Matino' se nuk sheh alternativë për pavarësinë e Kosovës.
"Në të ardhmën nuk shoh alternativë për pavarësinë e Kosovës. Por nga Kosova duhet kërkuar përgjegjësi, sepse nga ky proces Serbia nuk bën të dalë e humbur dhe e poshtëruar", ka thënë D'Alema.
Ai ka vënë në pah se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë qëndrim unik rreth përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, sepse ky është parakusht për epilogun pozitiv të procesit.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG