Ndërlidhjet

MANAMA, BAHREIN


Sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts tha se Irani paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe për Lindjen e Mesme, përkundër raportit të fundit të shërbimeve amerikane të zbulimit, që thotë se Teherani e ka ndalur programin e armatimit bërthamor para katër viteve.
Në Konferencë rajonale të sigurisë në Bahrein, Gejts tha se Irani vazhdon ta pasurojë uraniumin dhe ende ka kapacitete për rifillimin e programit të armatimit bërthamor.
''Siç kam theksuar në disa raste, SHBA-të janë të përqëndruara që sfidës nukleare të Iranit t'i përgjigjen krejtësisht me presion politik dhe ekonomik'', tha Gejts.
Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë se programi bërthamor i Izraelit paraqet kërcënim për rajonin, për të shtuar se Izraeli nuk ka për qëllim sikurse Irani, shkatërrimin e fqinjëve në rajon apo përkrahjen e terrorizmit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG