Bekim Bislimi
Filmi dokumentar, i titulluar “10 shkurti”, i cili u shfaq dje në Prishtinë, në kuadër të Festivalit të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut, që këto ditë po mbahet në Prishtinë, dërgon mesazh përkujtues për ngjarjet që u zhvilluan më 10 shkurt, ku nga ana e pushtetit u shkelën në mënyrë drastike të drejtat e njeriut. Kështu thotë Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarët e së cilës kanë punuar filmin me kuadrot e xhiruara gjatë demonstratës së organizuar më 10 shkurt të këtij viti, në të cilën patën humbur jetën dy persona. “Mesazhi i këtij filmi ishte se duhet të kujtohen shkeljet drastike të të drejtave të njeriut, që janë bërë më 10 shkurt. Kjo u bë me rastin e dhjetëmujorit të kësaj demonstrate. Kanë kaluar 10 muaj. Shumëçka ka ndodhur, mirëpo pak ka ndryshuar, përkundër premtimeve, të cilat, në njëfarë mënyre, ende pa u skaduar afati mirë, mbulohen me premtime të reja. Dhe, në këtë mënyrë, politikanët e Grupit Negociator mundohen t’ia zgjasin jetën vetes së tyre”, është shprehur Kurti. Gjatë 10 muajve të fundit, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, shtoi ai, pavarësisht përfundimit të afatit 120 ditësh të bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit. “Është e rëndësishme të thuhet se për ta pacifikuar popullin dhe për ta zmbrapsur zemërimin e tij, kanë filluar të flasin për njëfarë lloj shpalljeje të pavarësisë, diku në vitin e ardhshëm. Mirëpo, duhet ta kemi parasysh që nëse kjo shpallje e pavarësisë nuk paraprihet me referendum dhe nëse paralelisht me këtë shpallje të pavarësisë nuk bëhet TMK-ja ushtri dhe SHPK-ja nën kontrollin tonë, atëherë një shpallje e tillë e pavarësisë, më parë se që do ta prodhojë pavarësinë e Kosovës nga Serbia, do ta prodhojë pavarësinë e enklavave nga Kosova”, tha Kurti. Edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe është përmendur pavarësia e Kosovës, të gjitha zhvillimet që janë bërë deri më tani në kuadër të procesit të definimit të statusit, si dhe politika e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, kanë mbetur në rrafshin verbal dhe deklarativ, tha ai. Kurti shtoi se ekziston rreziku që edhe në të ardhmen gjithçka të mbetet në këtë rrafsh. Sipas tij, referendumi është i nevojshëm, sepse, siç thotë ai, do ta kishte domethënien e lirisë për popullin, ndërkohë që do të ishte edhe kushtëzim për politikanët. “Ka shumë rrezik që kjo nuk është rruga, të cilën do ta ndjekin politikanët e Kosovës. Madje, ata janë në një rrugë krejtësisht tjetër dhe nëse vazhdojnë kësisoj, ata do ta shtyjnë shpalljen e pavarësisë sa më shumë që është e mundur. Dhe, fatkeqësisht, në momentin kur nuk do të mund ta shtyjnë më, ka shumë mundësi që këtë do ta bëjnë si shpallje pa referendum dhe pa pasur një ushtri tonën. Një shpallje e tillë nuk do të sjellë dobi për Kosovën, por, përkundrazi, do ta transformojë konfliktin mbase në një konflikt të dhunshëm dhe me gjakderdhje, ku, fatkeqësisht, ne do të humbnim shumë, për shkak se jemi shumë më pak të përgatitur”, theksoi Kurti. Sidoqoftë, ai tha se trupat e NATO-s dhe prezenca ndërkombëtare janë të nevojshme në Kosovë dhe do të jenë edhe në të ardhmen. Kjo prezencë, sipas tij, do të duhej të sigurohej në bazë të thirrjes që do t’i bënte Prishtina, e jo mbi parimet me të cilat kjo prezencë është e vendosur sot. “Ne konsiderojmë se prezenca ndërkombëtare në Kosovë është e mirëseardhur, mirëpo, ajo të na sugjerojë, të na këshillojë, të na ndihmojë, mbase edhe të vëzhgojë dhe monitorojë, mirëpo, kurrsesi të na sundojë. Kjo është e para. E dyta, edhe në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të qëndrojë NATO-ja, por ajo duhet të jetë në marrëveshje me Prishtinën. Aktualisht, NATO-ja në Kosovë qëndron në formën e KFOR-it, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, që është bërë më 9 qershor 1999, me ushtrinë kriminale serbe. Pra, mbase, edhe përbërja e NATO-s në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të jetë përafërsisht e njëjtë me këtë të KFOR-it, mirëpo parimi do të jetë tjetër”, ka thënë Albin Kurti.