Dy shpërthime kanë ndodhur në kryeqytetin e Algjerisë me ç'rast kanë humbur jeten 62 persona. Agjensia e lajmeve AFP duke cituar ministrin e punëve të brendshme Yazid Zerhouni, njofton se njëri nga sulmet është shkaktuar nga një bombë vetvrasëse. Shpërthimi i parë raportohet të ketë ndodhur në një autobus shkolle, jashtë ndërtesës së Gjyqit Suprem, ndërsa shperthimi tjetër afër zyrës së Agjensisë së Kombeve të Bashkura për refugjatë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.