Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka dërguar ngarkesën e parë me karburant bërthamor në Iran, mbërritja e të cilit është konfirmuar nga Teherani.
Karburanti në fjalë do përdoret në centralin bërthamor të Busheherit në Iran, që po ndërtohet nga rusët.
Moska zyrtare tha se ka marrë garanci me shkrim nga Irani se karburanti bërthamor nuk do përdoret për qëllime të tjera. Vendet perëndimore besojnë se Irani synon pasurimin e uraniumit për prodhimin e armëve bërthamore.
"Sot Rusia dërgoi karburant dhe është në rrugë e sipër për të dërguar uranium të pasuruar që do ndihmojë Iranin në centralin bërthamor. Nëse është kështu dhe nëse rusët janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë, për të cilën i mbështes, atëherë iranianët nuk kanë nevojë të mësojnë si të pasurojnë uraniumin", tha presidenti amerikan Bush.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG