Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëra mijëra njerëz në tempertaura shumë të ulëta ndoqën koncertin e këngëtarit amerikan të muzikës rrep 50 cent. 50 cent mbërriti në Kosovë për një vizitë 10 orëshe, ku përfshihej dhe koncerti në stadiumin e Prishtinës. Përfshirja e kryeqytetit të Kosovës në turin botëror të promovimit të albumit më të ri të 50 cent u mundësua nga operatori i dytë i telefonisë mobile në Kosovë.
50 cent, me 20 milionë disqe të shitura, është këngëtari i parë i këtyre përmasave që jep shfaqje në Kosovë.
I pyetur nëse Kosova duhet të bëhet e pavarur 50 cent tha se "nuk varet nga unë të vendos, puna ime është të japë një shfaqje të madhe".
Ai shtoi se "të vijë këtu dhe të shoh se 25 mijë bileta u shitën në më pak se tetë orë është dicka e jashtëzakonshme."
"Ndoshta jam më i emocionuar se dëgjuesit e zakonshëm", tha 50 cent.
XS
SM
MD
LG